
Kjo u diskutua në mbledhjen e kryesisë, ku u vendos edhe për formimin e një grupi punues, i cili do të merret me përgatitjet ligjore dhe teknike të zgjedhjeve.
“Në këtë kuadër, u vendos formimi i një grupi punues, i cili do të ketë përgjegjësi për përgatitjen teknike dhe ligjore të këtij procesi zgjedhor. Ky grup do të kujdeset për orientimin, mbarëvajtjen dhe strategjinë e përgjithshme, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.
Kryetari i partisë, Bedri Hamza, tha se duhet garantuar që procesi të jetë demokratik në secilin hap.
PDK-ja doli partia e dytë më e madhe në Kosovë pas zgjedhjeve të 7 qershorit./Gazeta Journal/.





