
Në një postim të fortë në rrjetet sociale, gazetari dhe komentatori politik Berat Buzhala ka paralajmëruar një skandal të ri që përfshin Martin Berishajn, duke e akuzuar atë për marrjen e qindra miliona eurove nga “GEN serb” dhe lidhje të dyshimta me Beogradin.
Buzhala shkruan se Martin Berishaj ka marrë fonde të mëdha “për rrëmimin që ka shitur e ka blerë”, duke pyetur publikisht se si është e mundur që dikush të fitojë qindra miliona euro në një kohë kaq të shkurtër. Ai thekson lidhjet e Berishajt me “Genin e Beogradit” dhe kompani si MB Consulting, të cilat sipas tij operojnë në Podgoricë dhe në rajon.
Në postimin e tij, Buzhala bashkëngjit një hartë gjeografike ku shfaqen lokacione të lidhura me Berishajn, duke përfshirë një foto të tij të etiketuar “Martin Berishaj” dhe logon e MB Consulting. Ai pyet drejtpërdrejt:
“A e dini sa ka qenë përqindja e tij e fitimit, për rrymën që e ka shitur e e ka blerë, në bashkëpunimin me Genin e Beogradit? Athu pse nuk e ka larguar Albini prej rrëthit të ngushtë?”





