Përparim Rama e shfaq me dy postime Dejona Mihalin, a duhet hetim nëse ajo ka ndalesë hyrjen në Europë si dikur në Kosovë

Përzgjedhja JonëYesterday114 Views

Përplasja publike mes Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës dhe koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit, ka arritur një nivel të ri.

Rama ka publikuar dy postime të ashpra në rrjetet sociale, duke e vënë Mihalin në qendër të një serie pyetjesh të rënda dhe duke ngritur dyshime për të kaluarën e saj.

Në postimin e dytë, Rama shkruan drejtpërdrejt:

“Dejona Mihali, a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!
Mos e ke të ndaluar hyrjen në Evropë, siç e ke pasur dikur në Kosovë?”

Rama e pyet Mihalin për disa çështje konkrete:

  • Komunikimet e saj me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, pa pasur asnjë funksion zyrtar shtetëror.
  • Ftesën në Prokurori lidhur me skandalin energjetik që përfshin Martin Berishajn dhe kompaninë GEN.
  • Përmendjen e emrit të saj në hetime për rezervat shtetërore (grurë, vaj etj.).

Kryetari i Prishtinës e akuzon Mihalin se, megjithëse nuk mban post zyrtar, ndërhyn në punët e institucioneve dhe merr informacione sensitive. Ai e konsideron këtë si “mbipushtet” brenda VV-së dhe kërkon transparencë të plotë nga ajo.

Ndalimi hyrjes në Europë, kjo çështje ka nxitur pyetje të reja: A duhet që institucionet kompetente Prokuroria, Policia ose Agjencia e Inteligjencës të hetojnë nëse ekziston ndonjë ndalesë apo shqetësim sigurie ndaj saj në nivel evropian/Gazeta Journal/

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...