KQZ: 48 orë afat për ankesa, pastaj shpallen rezultatet përfundimtare

Përzgjedhja Jonë3 days ago11 Views

Pas përfundimit të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar procedurat që pasojnë para shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se e drejta për paraqitjen e ankesave lidhur me administrimin e procesit të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka qenë e garantuar gjatë gjithë procesit, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga ndodhja e shkeljes së pretenduar.

Ai theksoi se edhe për administrimin e numërimit në ditën e fundit, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme parasheh mundësinë e paraqitjes së ankesave me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve.

“Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, deklaroi ai

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...