
Ai përmes një postimi në Facebook tha se është mirënjohës për secilën votë dhe shprehu se besimi i dhënë është përgjegjësia më e madhe për të.
“Mirënjohës pafund për çdo qytetar që më besoi votën dhe për çdo aktivist të PDK-së që punoi me përkushtim e zemër. Ky besim është nderi më i madh dhe përgjegjësia ime më e madhe. Së bashku kemi dëshmuar se puna, përkushtimi dhe besimi mund të na bashkojnë për qëllime të mëdha”, shkroi Tahiri.
Arian Tahiri është zgjedhur deputet për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës. Ai në zgjedhjet e 7 qershorit mori mbi 61 mijë vota.
Ndërsa PDK siguroi 22 ulëse në legjislaturën e njëmbëdhjetë./Gazeta Journal/.





