PDK-ja shpall zgjedhjet e brendshme

Përzgjedhja Jonë3 days ago60 Views

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të nisë procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

Kjo u diskutua në mbledhjen e kryesisë, ku u vendos edhe për formimin e një grupi punues, i cili do të merret me përgatitjet ligjore dhe teknike të zgjedhjeve.

“Në këtë kuadër, u vendos formimi i një grupi punues, i cili do të ketë përgjegjësi për përgatitjen teknike dhe ligjore të këtij procesi zgjedhor. Ky grup do të kujdeset për orientimin, mbarëvajtjen dhe strategjinë e përgjithshme, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i partisë, Bedri Hamza, tha se duhet garantuar që procesi të jetë demokratik në secilin hap.

PDK-ja doli partia e dytë më e madhe në Kosovë pas zgjedhjeve të 7 qershorit./Gazeta Journal/.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...