Murati reagon ndaj Ramës për projektin e tramvajit dhe autobusëve të rinj

Përzgjedhja Jonë3 days ago5 Views

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit njoftoi për projektin e tramvajit dhe autobusëve të rinj në kryeqytet.

Murati tha se një shërbim i tillë mund të realizohet, por vetëm nëse kalohen procedurat e përcaktuara ligjore, të cilat sipas tij komuna nuk i ka ndjekur.

“Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nënshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat”, ka shkruar ai.

Murati gjithashtu tha se organet e rendit duhet të veprojnë për të parandaluar keqpërdorimin e parasë publike.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...