Operacion policor në disa qytete të Kosovës: Arrestohen tre persona

Përzgjedhja Jonë3 days ago103 Views

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale gjatë një operacioni që është zhvilluar në lokacione të ndryshme.

Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me njësitë e tjera policore, ka kryer bastisje në rajonet e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit.

“Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, lidhur me rastin, janë siguruar dhe janë sekuestruar përkohësisht: rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme), një veturë, një armë zjarri pa leje, dy shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobilë, si dhe disa dëshmi, autorizime, kontrata dhe dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...