
Gazetari dhe analisti i njohur Vehbi Kajtazi ka hedhur një paralajmërim të ashpër ndaj qeverisë së Albin Kurtit lidhur me projektin e gazit amerikan LNG që po promovohet nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.
Në një analizë të publikuar së fundmi, Kajtazi thekson se “SHBA-ja nuk është hajgare” dhe se Kryeministri Albin Kurti, bashkë me grupin e tij duke përfshirë edhe figurat e tjera kyçe si Mihali në kontekstin energjetik po rrezikon të rreshtohet në “anën e gabuar të historisë”.
Sipas tij, Chargé d’Affaires e Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati, ka publikuar një opinion ku mbështet fuqishëm projektin e gazit natyror të lëngshëm amerikan për Kosovën. Kajtazi e sheh këtë si një mundësi historike që Kosova nuk duhet ta humbasë, por kritikon qasjen e qeverisë Kurti:
“Kjo nuk është hajgare. Kurti është rreshtuar në anën e tradhtisë kombëtare. Është i rreshtuar në anën e gabuar të historisë. Kurti vazhdimisht lyp me hy në histori për diçka, por do të hyjë si fatkeqësia më e madhe e këtij kombi.”
Kajtazi akuzon qeverinë se po pranon pa diskutim publik projekte energjetike amerikane, duke mos bërë transparencë të mjaftueshme dhe duke mos mbrojtur interesat afatgjata të Kosovës.
Çfarë është “Gazi Amerikan” për Kosovën?
Projekti në fjalë lidhet me Liquefied Natural Gas LNG amerikan. SHBA-të po e promovojnë si një zgjidhje strategjike për diversifikimin e burimeve energjetike të Kosovës, larg varësisë nga qymyri dhe nga furnizuesit e tjerë si Rusia ose burime të paqëndrueshme. Ambasada Amerikane dhe AmCham Kosovo e kanë paraqitur si një partneritet afatgjatë që do të sigurojë energji më të pastër dhe më të sigurt/Gazeta Journal/





