
Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e cilësoi fitoren e 7 qershorit fitore bindëse.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! shënoi edhe një fitore bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit 2026. Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja e madhe nga mërgata jonë. Nga 104 mijë e 829 vota të vlefshme gjithsej sa ishin, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë 78 mijë e 792 apo mbi 75%”, thuhet në postim.
LVV-ja doli partia e parë në zgjedhjet e fundit dhe aktualisht ka 47.1% të votave të numëruara, apo 53 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, katër më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.





