

Lushtaku tha se këto sulme i konvenojnë vetëm Serbisë dhe se lufta e UÇK-së duhet të shërbejë si faktor bashkues për shqiptarët.
“Lufta e UÇK-së, gjaku i derdhur duhet me na bashku, jo me na nda. Ata që fyejnë e shajnë, unë mendoj se i shërbejnë pushtetit të Serbisë, jo dikujt tjetër”, ka thënë Lushtaku.
Këto deklarata Lushtaku i bëri pas zbulimit të shtatoreve të heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi në vendlindjen e tyre, në fshatin Çirez, në Ditën e Çlirimit të Skenderajt./Gazeta Journal/.





