Kurti pas përfundimit të numërimit të votave: Është jetike që sa më parë të kemi Kuvend të konstituar

Lajme2 days ago47 Views

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Kurti, përmes një videoje në rrjetet sociale, i falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe uroi edhe partitë opozitare për rezultatet e arritura në zgjedhje.

“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë dhe siguruan mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Dolëm me rezultat të qartë të parët. I uroj edhe partitë opozitare për rezultatet e korrura”, tha ai.

Ai shtoi se rezultatet e deritanishme tregojnë se nuk ka pasur nevojë për zgjedhje të reja dhe se Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë në vend. Kurti theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.

“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar aq nga zgjedhjet paraprake. Është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore. Nga viti i kaluar kemi humbur shumë kohë dhe është jetike të sa më parë të kemi Kuvend të konstituar, qeveri me mandat të plotë dhe president të zgjedhur”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, duke siguruar 53 ulëse. Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, vetem gjashtë muaj pas zgjedhjeve te 28 Dhjetorit te 2025-tes./Gazeta Jounral/.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...