Haxhiu takon Gërvallën, diskutojnë luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Përzgjedhja Jonë2 days ago3 Views

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëkohësisht koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.

Haxhiu tha se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e reagimit të shpejtë institucional ndaj rasteve të dhunës dhe mbështetjen e viktimave.

“Theksuam nevojën për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim më të mirë ndërmjet të gjitha hallkave përgjegjëse, në mënyrë që çdo rast dhune të trajtohet me seriozitetin dhe kujdesin e duhur.

Diskutuam gjithashtu domosdoshmërinë e parandalimit të dhunës përmes edukimit, rritjes së ndërgjegjësimit publik dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, përfshirë policinë, sistemin e drejtësisë dhe shërbimet sociale”, shkroi ajo.

Ushtruesja e detyrës së presidentes tha se dhuna nuk duhet të tolerohet në asnjë formë.

“Lufta kundër dhunës me bazë gjinore kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të saj, si dhe krijimin e një mjedisi ku gratë dhe vajzat ndihen të sigurta e të mbrojtura në çdo hap të jetës”, shkroi Haxhiu.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...