Gërvalla takon kryesuesin e ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Përzgjedhja Jonë5 days ago40 Views

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka takuar kryesuesin e ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaçi.

Ministrja Gërvalla, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se bashkëpunimi mes institucioneve duhet të jetë një nga shtyllat kryesore për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe rritjen e besueshmërisë publike.

“Forcimi i koordinimit institucional dhe funksionimi i pandërprerë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë mbeten shtylla kyçe të një sistemi që synon standarde më të larta të efikasitetit dhe besueshmërisë publike. Përkushtimi i përbashkët për avancimin e reformave në drejtësi, në përputhje me zotimet dhe përgjegjësitë institucionale, përmes thellimit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve, mbetet thelbësor për garantimin e zbatimit të qëndrueshëm të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, në funksion të parimit se kur ligji sundon, Republika fiton”, shkroi Gërvalla.

Ajo gjithashtu e uroi Rrustem Thaçin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit dhe duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e reformave në drejtësi.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...