
Deklarata e saj është interpretuar nga shumëkush si një sinjal se dera për furnizues të tjerë energjetikë duke përfshi gazin rusë, përfshirë potencialisht edhe burime kontroverse, mbetet e hapur.
Në një konferencë për media, Gërvalla u shpreh se institucionet e Kosovës kanë zhvilluar diskutime jo vetëm për çështjen e gazit, por edhe për tema të tjera të sigurisë me aleatët, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur ka pasur presion të fortë nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe akterë të tjerë për t’u bashkuar me projektin e gazit amerikan (LNG). Megjithatë, Gërvalla nuk dha një angazhim të qartë, duke lënë të kuptohet se Kosova do të vlerësojë opsionet në bazë të çmimeve, sigurisë energjetike dhe interesave afatgjata/Gazeta Journal/





