Haziri sërish kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse: Skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund

Lajme1 hour ago20 Views

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se zgjidhja e krizës politike në vend kalon përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet forcave politike, duke e vendosur këtë si prioritet kryesor për funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.

Haziri ka bërë të ditur se çdo opsion politik që synon stabilitet duhet të ketë në qendër një marrëveshje të gjerë politike, e cila përfshin programin zhvillimor dhe agjendën strategjike të shtetit, ndërsa ndarja e përgjegjësive institucionale, sipas tij, duhet të vijë si hap i fundit i procesit.

Ai ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërpartiak dhe institucional është e vetmja rrugë për të thyer, siç u shpreh, “rrethin vicioz” të krizave politike dhe për të rikthyer stabilitetin në vend.

Haziri ka shtuar se Kosova ka nevojë për një agjendë të qartë dhe të harmonizuar, e cila garanton funksionim më të qëndrueshëm të institucioneve dhe forcim të rolit të saj si faktor stabiliteti në rajon.

Postimi i plote:

Faleminderit për secilin qytetar që i qëndroi besnik LDK-së dhe ruajti besimin për të më zgjedhur njërin nga 18 përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përulësisht falënderoj Anamoravën për mbështetjen e pandërprerë ndaj shtëpisë sonë politike.

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën!

Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund.

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit.

Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës.

Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!

Republika, mbi të gjithë!

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...