“Si nuk u ngopën kurrë, sabotues”, Abdixhiku reagon pas kërkesave të Muhaxherit dhe Ahmetit për dorëheqje

Lajme3 hours ago6 Views

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka dalë me reagim pas kërkesave për dorëheqje nga Dega e LDK’së në Pejë dhe Lipjan po ashtu edhe dega e dytë e saj në Prishtinë, duke i cilësuar si koordinim mes Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit

Ai i ka quajtur ata “sabotues të qëllimshëm” referuar rezultatit të LDK’së në komunat ku udhëheqin dhe ka thënë se pret dorëheqjet e tyre dhe se do t’i pranojë menjëherë.

“Unë çështjen e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit. Edhe përballë këtyre dy kryetarëve. Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë”, thuhet në postim.

Abdixhiku i ka cilësuar këto si “projekte që synojnë ndarjen dhe me pas shuarjen e LDK-së”.

“Ftoj anëtarësinë shumicë që, në këto kohë të trazuara, të ruajë qetësinë. Do ta kapërcejmë secilën sfidë siç dimë ne. Ndjej vetem keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?”, ka shkruar Abdixhiku.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...