Hoti nuk arrin të bëhet pjesë e Kuvendit: Kthehem në Krushë, aty ku i përkas

Lajme2 days ago60 Views

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fahrije Hoti, nuk ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Hoti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar qytetarët për votën dhe besimin e dhënë, edhe pse ato nuk mjaftuan për t’i siguruar një ulëse në Kuvend.

“Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë. E pata të vështirë të vendos t’i hyj garës politike. Jo nga frika, por nga parimet me të cilat jam rritur e jetoj çdo ditë e që janë nderi, puna dhe edukata familjare. Mbi këto vlera kam ndërtuar çdo hap të jetës sime. Fati dhe Zoti më caktuan të jem aty kur shumëkush kishte frikë të ishte, në kohën kur jeta matej me mbijetesë”, shkroi ajo.

Ajo theksoi se do të kthehet në Krushë dhe do të vazhdojë të jetë mbështetje për gratë.

“Kthehem në Krushë, aty ku i përkas. Kthehem te puna, te gratë, te kooperativa, te fuqizimi i grave dhe te misioni që e kam nisur shumë kohë më parë. Do të vazhdoj të eksportoj ajvarin, produktet tona dhe emrin e Kosovës nëpër botë. Sepse produktet nga duart e grave tona janë dinjitet, qëndresë e dëshmi se kur gratë marrin hapësirën që meritojnë, ato ndërtojnë gjithçka”, shkroi Hoti.

Fahrije Hoti në zgjedhjet e 7 qershorit mori 12,729 vota, duke garuar për herë të parë si pjesë e listës së LDK-së./Gazeta Journal/.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...