
Murati tha se një shërbim i tillë mund të realizohet, por vetëm nëse kalohen procedurat e përcaktuara ligjore, të cilat sipas tij komuna nuk i ka ndjekur.
“Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nënshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat”, ka shkruar ai.
Murati gjithashtu tha se organet e rendit duhet të veprojnë për të parandaluar keqpërdorimin e parasë publike.





