
Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me njësitë e tjera policore, ka kryer bastisje në rajonet e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit.
“Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, lidhur me rastin, janë siguruar dhe janë sekuestruar përkohësisht: rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme), një veturë, një armë zjarri pa leje, dy shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobilë, si dhe disa dëshmi, autorizime, kontrata dhe dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.





