“Greke e dyshimtë”, “grupe kriminale”: Përplasja Lushtaku-Mihaili

Përzgjedhja Jonë3 days ago66 Views

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, kanë pasur një përplasje të ashpër në mediat sociale.

Kjo nisi kur zonja Mihali, me një postim në Facebook, e konsideroi kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, si “klloun të PDK-së”, duke e përmendur edhe Sami Lushtakun.

“Shumë barrë të rëndë ia kanë lënë rrjeti kriminal dhe samilushtakët që herë pas here i shfaqen si fytyrë Uranit. Ky klloun duhet vazhdimisht të sulmojë qeverinë që PDK të sigurohet se bllokohen prapë institucionet”, kishte shkruar ajo.

Kryetari Lushtaku iu kundërpërgjigj duke thënë se i vetmi “grup kriminal” që duhet të japë përgjegjësi janë ata.

Ai shtroi pyetjen se “kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje”, duke e quajtur zonjën Mihali “greke të dyshimtë”.

“Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë? Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë? Për kë punon ti? A të ka sjellë në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.

Më pas, koordinatorja e Komiteteve reagoi përsëri, duke akuzuar ish-komandantin e UÇK-së se po e përdor kontributin e tij në luftë për të justifikuar përfitimet e mëvonshme.

“Ti dhe soji yt që për një vit ke mbajtur armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë e popullit tënd për 20 vjet”, shkroi Mihali, duke shtuar se pjesëmarrja në luftë nuk i jep askujt të drejtën për përfitime personale apo keqpërdorim të pushtetit.

Në fund të reagimit të saj, ajo vuri në pikëpyetje edhe kohën e përfshirjes së Lushtakut në luftë, duke shkruar: “Por edhe për atë mbase me të pyet kur erdhe në luftë, o zotëri? Në cilin muaj e vit?”./Gazeta Journal/

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...