Përparim Rama përsëri akuza ndaj Mihajlit: “Trego kush je, nga vjen dhe prej kujt paguhesh!”

Përzgjedhja Jonë5 days ago86 Views

Prishtinë – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rikthyer sulmet ndaj Dejona Mihajlit, duke i drejtuar asaj një mesazh të ashpër e provokues në rrjetet sociale.

Në një postim të bërë sot, Rama shkruan:

“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët.
Kallxo ju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!
E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”

Me këtë deklaratë, Rama kërkon transparencë të plotë nga Mihajli lidhur me identitetin e saj, të kaluarën, aktivitetin në Kosovë dhe burimin e financimit të saj. Ai e vë në dyshim legjitimitetin e saj për të folur në emër të qytetarëve të Kosovës.

Ky nuk është sulmi i parë i Ramës ndaj Mihajlit. Dy palët kanë pasur përplasje publike edhe më herët, kryesisht në kuadër të debatit politik mes opozitës dhe pushtetit aktual/Gazzetta Journal/

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...