Lirim Mehmetaj: Ambasadori Berishaj i shiti rrymën mafies energjetike 250 milionë sa ishte ambasador

Përzgjedhja Jonë4 days ago30 Views

Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duke e akuzuar se gjatë kohës që ushtronte detyrën zyrtare ka orkestruar shit-blerje të energjisë elektrike në vlerë prej 250 milionë eurosh në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit, ndërsa ka përfituar personalisht mbi 2 milionë euro nga kompania GEN-I Serbia.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Mehmetaj shkruan:

“Siç paskan tregu edhe mediat sllovene, Martin Berishaj pos 2 milionë euro i paska fitu për veti prej GEN-I Serbia.
Ama, 250 milionë euro paska bo shit-blerje të rrymës në Kosovë e vende të tjera të Ballkanit.
Këtë shit-blerje e ka bo t’u qenë ambasador i Kosovës në Kroaci. Urime i nderuar. T’i gëzoni mjetet.”

Sipas raportimeve të mediave kosovare Paparaci, Vox Kosova, Reporteri.net, Nacionale, Gazeta Journal dhe investigimeve të gazetarëve sllovenë, Martin Berishaj ka pranuar para Prokurorisë Speciale të Kosovës se ka marrë shuma të mëdha parash nga dega e GEN-I në Beograd, nën maskën e “këshillimeve” për tregun e energjisë në Ballkan.

Mediat kanë raportuar se Berishaj ka bashkëpunuar me persona të lidhur me strukturën energjetike serbe, duke ngritur dyshime të forta për konflikt interesi dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare/Gazeta Journal/

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...