Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës: Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim

Lajme21 hours ago29 Views

Gjatë ditës së sotme është mbajtur testi i maturës për nxënësit e klasave të dymbëdhjeta në Kosovë, por sikurse edhe në vitet e kaluara, pyetjet dhe përgjigjet e testit kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Në grupe anonime në Viber janë shpërndarë përgjigjet e testit, ndonëse nxënësit nuk duhet të kenë telefona me vete gjatë procesit të testimit.

Për këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila e ka cilësuar situatën si dështim të procesit dhe ka kërkuar anulimin e testit.

“Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje. Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin. Sot, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arritë me kopju më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punu me vite”, shkroi ajo në Facebook.

Bajrami tha se ky nuk është vetëm problem i organizimit, por një goditje ndaj besueshmërisë së sistemit arsimor, duke i kërkuar ministrit të Arsimit, Hajrulla Çeku, të marrë përgjegjësi.

“Kur kopjimi bëhet rruga ma e lehtë drejt suksesit, atëherë nxënësit e ndershëm ndëshkohen. Prandaj, është koha me e pranu realitetin: testi i maturës e ka humbë besueshmërinë dhe duhet me u zëvendësu me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e arritur gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm. Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim. Ministër, dil e merr përgjegjësi!”, shkroi ajo.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...