Edhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

LajmePërzgjedhja Jonë2 hours ago81 Views

Pas kërkesave të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë dhe Lipjan për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, një kërkesë e ngjashme pritet të vijë edhe nga Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë.

Sipas burimeve të Gazetës Journal, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë ka votuar unanimisht në mbështetje të një qëndrimi që kërkon dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Burimet bëjnë të ditur se dega pritet ta formalizojë këtë kërkesë.

Kërkesat për përgjegjësi politike brenda LDK-së kanë ardhur pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, në të cilat partia u rendit e treta, duke siguruar 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...