Sondazhi i financuar nga BE-ja: Qytetarët e Kosovës i besojnë më shumë SHBA-së dhe NATO-s

Lajme3 hours ago4 Views

Një sondazh i financuar nga Bashkimi Evropian ka matur perceptimin e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe procesit të integrimit evropian.

Sipas të dhënave të publikuara nga WE Balkans, 88 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë shprehur besim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, ndërsa 83 për qind kanë deklaruar se i besojnë Bashkimit Evropian. Këto rezultate tregojnë se besimi i qytetarëve të Kosovës në institucionet ndërkombëtare mbetet i lartë.

Sa i përket integrimit evropian, 83 për qind e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, 40 për qind e qytetarëve e konsiderojnë korrupsionin e përhapur si pengesën kryesore në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

WE Balkans është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili mat perceptimet e qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me BE-në dhe proceset integruese./Gazeta Journal/.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...