Veteranët e UÇK-së thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Lajme3 hours ago37 Views

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë thirrje që në protestat në Tiranë të mos përdoren simbolet e UÇK-së.

Në një reagim të publikuar nga kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është thënë se po bëhet përpjekje e vazhdueshme për manipulim politik e instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestat në Tiranë.

“Është e papranueshme dhe fyese për dinjitetin e luftës sonë që në emër të UÇK-së, të flasin dhe të paraqiten individë apo grupe që për vite me radhë kanë tentuar ta zbehin, ta devijojnë dhe t’ia ulin vlerën luftës sonë çlirimtare. OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake. OVL e UÇK-së u bën thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve apo veteranëve të UÇK-së. UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë dhe duhet trajtuar me respekt, jo për përfitime politike”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Reagimi i Gucatit bëhet pas paraqitjes së Dritan Goxhajt që u prezantua si ish-pjesëtar i UÇK-së, e që në protestë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.Vetë Rama i është përgjigjur duke publikuar një video nëpërmjet të cilës Goxhajn e ka cilësuar “asgjë më shumë sesa një zëdhënës i interesave të Iranit”.

Protestat në Tiranë nisën pas kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, por me kalimin e ditëve ato janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë, llogaridhënie institucionale dhe kundërshtim të politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Rama ka thënë se në protestë po marrin pjesë edhe qytetarë të Kosovës e të Maqedonisë. Ai ka akuzuar Iranin për “sponsorizim të protestave”.

Në Tiranë po protestohet prej më shumë se tre javësh.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...