
Haziri ka bërë të ditur se çdo opsion politik që synon stabilitet duhet të ketë në qendër një marrëveshje të gjerë politike, e cila përfshin programin zhvillimor dhe agjendën strategjike të shtetit, ndërsa ndarja e përgjegjësive institucionale, sipas tij, duhet të vijë si hap i fundit i procesit.
Ai ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërpartiak dhe institucional është e vetmja rrugë për të thyer, siç u shpreh, “rrethin vicioz” të krizave politike dhe për të rikthyer stabilitetin në vend.
Haziri ka shtuar se Kosova ka nevojë për një agjendë të qartë dhe të harmonizuar, e cila garanton funksionim më të qëndrueshëm të institucioneve dhe forcim të rolit të saj si faktor stabiliteti në rajon.
Postimi i plote:
Faleminderit për secilin qytetar që i qëndroi besnik LDK-së dhe ruajti besimin për të më zgjedhur njërin nga 18 përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përulësisht falënderoj Anamoravën për mbështetjen e pandërprerë ndaj shtëpisë sonë politike.
Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën!
Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund.
Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit.
Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës.
Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!
Republika, mbi të gjithë!





