Kapen rreth 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

Përzgjedhja JonëYesterday7 Views

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar rreth 18 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe ka arrestuar dy persona në Kaçanik.

Sipas policisë, të premten pasdite zyrtarët policorë kanë tentuar të ndalojnë një automjet në një pikë kontrolli, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit për ndalim dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Automjeti më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga njësitë policore, ndërsa gjatë veprimeve hetimore është gjetur një sasi e konsiderueshme e drogës.

“Më pas njësi të ndryshme policore arrijnë që veturën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë. Policia, konkretisht hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Ferizaj, duke kontrolluar rrugën nga dyshohej se ishte larguar vetura, në një vend me mbeturina kanë gjetur të hedhur tre thasë me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Substanca narkotike dyshohet të jetë hedhur nga vetura që i ishte shmangur ndalimit policor”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, pesha e përgjithshme e substancës së sekuestruar është 17 kilogramë e 834.6 gramë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

“Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, janë arrestuar dy të dyshuar: F.K. (i lindur më 1961, shtetas i Republikës së Shqipërisë) dhe A.C. (i lindur më 2001, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut)”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...