Donika Gervalla i thotë amerikanëve: Na vendosin për gazin amerikan nëse kemi interes, Lë mundësinë e hapur për gazin rus

Lajme2 days ago55 Views

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me projektin e gazit amerikan, duke theksuar se vendimet finale do të merren vetëm në bazë të interesit kombëtar të Kosovës.

Deklarata e saj është interpretuar nga shumëkush si një sinjal se dera për furnizues të tjerë energjetikë duke përfshi gazin rusë, përfshirë potencialisht edhe burime kontroverse, mbetet e hapur.

Në një konferencë për media, Gërvalla u shpreh se institucionet e Kosovës kanë zhvilluar diskutime jo vetëm për çështjen e gazit, por edhe për tema të tjera të sigurisë me aleatët, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur ka pasur presion të fortë nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe akterë të tjerë për t’u bashkuar me projektin e gazit amerikan (LNG). Megjithatë, Gërvalla nuk dha një angazhim të qartë, duke lënë të kuptohet se Kosova do të vlerësojë opsionet në bazë të çmimeve, sigurisë energjetike dhe interesave afatgjata/Gazeta Journal/

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...