
Prishtinë – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rikthyer sulmet ndaj Dejona Mihajlit, duke i drejtuar asaj një mesazh të ashpër e provokues në rrjetet sociale.
Në një postim të bërë sot, Rama shkruan:
“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët.
Kallxo ju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!
E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”
Me këtë deklaratë, Rama kërkon transparencë të plotë nga Mihajli lidhur me identitetin e saj, të kaluarën, aktivitetin në Kosovë dhe burimin e financimit të saj. Ai e vë në dyshim legjitimitetin e saj për të folur në emër të qytetarëve të Kosovës.
Ky nuk është sulmi i parë i Ramës ndaj Mihajlit. Dy palët kanë pasur përplasje publike edhe më herët, kryesisht në kuadër të debatit politik mes opozitës dhe pushtetit aktual/Gazzetta Journal/





