Hoti sërish për gazin amerikan: S’mund të kalojë në heshtje, reagimi qytetar është i domosdoshëm

Lajme3 hours ago38 Views

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me projektin e gazit amerikan.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, shkroi se ky projekt nuk është vetëm çështje infrastrukturore apo energjetike, por edhe një provë e qartë e orientimit strategjik të Kosovës dhe e raportit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie, është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti.

Ai po ashtu bëri thirrje për reagim qytetar, duke thënë se është e nevojshme të dëshmohet mbështetja për aleancën me SHBA-në.

“Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.

Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Projekti në fjalë lidhet me gazin natyror të lëngshëm amerikan (LNG). Shtetet e Bashkuara po e promovojnë atë si një zgjidhje strategjike për diversifikimin e burimeve energjetike të Kosovës, larg varësisë nga qymyri dhe furnizues të tjerë energjetikë. Ambasada amerikane dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e kanë paraqitur projektin si një partneritet afatgjatë që synon të sigurojë energji më të pastër dhe më të qëndrueshme për vendin./Gazeta Journal/.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...