
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka thënë se eshtrat janë marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të kaluar procedurat e ekzaminimit dhe identifikimit.
“Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”.
Lufta e fundit në Kosovë veç viktimave të shumta ka lënë edhe mbi 1600 persona të pagjetur





