
Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se është e çuditshme që institucionet nuk i dëgjuan reagimet e zyrtarëve amerikanë dhe të Odës Ekonomike Amerikane, por reaguan menjëherë kur u përmendën protestat qytetare.
“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta.
Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka shkruar Hoti.





