Lushaku-Sadriu: Kopjimi në maturë mund të parandalohej, Çeku të marrë përgjegjësi

LajmeYesterday41 Views

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar lidhur me rastin e publikimit të testit të maturës në rrjetet sociale.

Lushaku-Sadriu shkroi se, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Arsim në Kuvend, kishte propozuar blerjen e pajisjeve që do ta pamundësonin kopjimin gjatë testimit, por se ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, nuk e kishte mbështetur këtë propozim.

“Ministri Çeku e pati kundërshtuar me arsyetimin se procedurat e blerjes së pajisjeve elektronike marrin kohë. Po çfarë kohe ju duhej? Po të kishit dashur, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender! Madje me procedurë njëburimore, siç keni vepruar për qindra miliona euro në raste të tjera. Në atë rast, sot këto pajisje do të ishin nëpër sallat e testimit dhe maturantëve do t’iu sigurohej një ambient i sigurt dhe i drejtë”, theksoi ajo.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu e konsideroi rastin si dështim të Ministrisë së Arsimit dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit.

“Qeveria nuk e ka pasur arsimin asnjëherë prioritet dhe këtë fakt do ta vuajnë fëmijët e Kosovës. Me dështimin e Ministrisë së Arsimit, ministri Çeku do të duhej të japë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje menjëherë”, përfundoi ajo.

Publikimi i pyetjeve dhe përgjigjeve të testit të maturës në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta gjatë ditës, ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për mbarëvajtjen e procesit.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...