Vazhdon përplasja, Rama-Mihalit: Mos e ke të ndaluar hyrjen në Evropë, siç e ke pasur dikur në Kosovë

Lajme4 days ago85 Views

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar sërish koordinatorës së komiteteve të Lëvizja Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke i drejtuar disa pyetje.

Rama e pyetu Mihalin nese e ka te ndaluar hyrjen ne europe siç e kishte dikur në Kosovë.

Postimi i plotë i Përparim Ramës:

“Mihali, paske folur për krimin diçka!

Tregoju qytetarëve të Kosovës:

• Si një person pa funksion shtetëror, pse ke pasur komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut për çështje operative dhe vendimmarrëse?

• Pse je ftuar në Prokurori për skandalin energjetik të Martin Berishajt/GEN-it?

• Pse emri yt përmendet në hetimet për rastin e rezervave shtetërore? Keni vjedhur edhe grurë, edhe vaj. Imagjino!

‘Aktiviste’, ti e di që ka edhe shumë pyetje të tjera për ty? Prandaj, Dejona Mihali, të ‘uroj ngushëllime’. Agjenda juaj përçarëse është shpërfaqur.

Sa për informatë, tramvaji elektrik nuk ka ‘viza’. Ata me ‘viza’ janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ke të ndaluar hyrjen në Evropë, siç e ke pasur dikur në Kosovë.”

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...